Mërgimtarët që po kthehen në Kosovë po përballen me kolona dhe pritje të gjata në kufi. Por si duket, situata është qetësuar.Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me fluksin nëpër pikat kufitare.
Sipas publikimit, mërgimtarëve nuk po u bie të presin më shumë se 15-20 minuta në asnjë nga pikat kufitare. Pritja deri në 20 minuta është në Jarinje, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në 15 minuta./rtvokarina/