KQZ-ja ka pranuar aplikimet nga 49 subjekte politike, prej të cilave 14 parti politike, 18 iniciativa qytetare dhe 17 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është: 35 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 677 kandidatë për Kuvende Komunale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për IndeksOnline se KQZ-ja është duke vazhduar të presë aplikimet nga subjektet politike. Afati përmbyllet në orën 16:00 të ditës së sotme, e hënë, 16 gusht.
PARTITË POLITIKE
- Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
- Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;
- Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;
- Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;
- Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;
- Srpska Lista ka palikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune (Graçanicë, Partesh, Shtërpcë, Zubin Potok, Leposaviq, Novobërdë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Kllokot, Ranillug) dhe për Kuvende Komunale (Partesh, Pejë, Prishtinë, Zubin Potok, Graçanicë, Lipjan, Leposaviq, Rahovec, Zveçan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Ranillug, Shtërpcë, Vushtrri, Klinë, Mitrovicë e Veriut, Skënderaj);
- Građanska Inicijativa Gore ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash;
- Jedinstvena Goranska Partija ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash dhe Prizren;
- Kosova Adalet Tűrk Partisi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Mamushë;
- Naša Inicijativa ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prizren;
- Fjala ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Prishtinë dhe Kuvend Komunal në Prishtinë dhe Skënderaj;
- Partia Balliste ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale në Pejë dhe Prishtinë;
- Socijaldemokratska Unija ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prizren;
- Pokret za Gora ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Dragash dhe Prizren;
INICIATIVAT QYTETARE
- Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
- Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
- Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
- Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;
- Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;
- Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
- Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;
- Iniciativa Qytetare për Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;
- Iniciativa e Therandës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë;
- Iniciativa Qytetare Mogillë – Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;
- Reformimi Demokratik për Ferizajn ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
- Gi Sloboda Štrpce ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Shtërpcë;
- Lista e Pavarur Bekim Jashari ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Skënderaj;
- Mir – Ostanak ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Ranillug;
- Unioni i Blakçorëve ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Podujevë;
- Gradanska Inicijativa Bošnjaka Istok ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Istog;
- Shqiptarët e Bashkuar ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë;
- Iniciativa Qytetare Green për Drenas ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Drenas;
KANDIDATËT E PAVARUR
- Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
- Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
- Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;
- Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
- Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;
- Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
- Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;
- Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;
- Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;
- Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj;
- Milazim Lushaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Prizren;
- Rufki Suma ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Hani i Elezit;
- Duško Maksimović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë;
- Ilyas Bayraktar ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Mamushë;
- Jeton Salihu ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Vushtrri;
- Branimir Stojanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Graçanicë;
- Shukri Luta ka aplikuar për certifikim në Zgjedhjet për Kryetar Komune në Kaçanik;
\RTV-Okarina\