Më 7 shtator të vitit 2018, kryeministri Albin Kurti kishte organizuar një tribunë me rastin e 20 vjetorit të hapjes së Zyrës së UÇK-së në Prishtinë. Ai kishte grumbulluar në këtë tryezë disa prej personave që kishin qenë bashkë me të në këtë zyrë, shkruan Demokracia.com.
Kolegët e tij nga zyra me siguri se e dinin vendimin e Kurtit të datës 2 mars 1999 – Dorëheqja nga UÇK-ja. Por, kjo temë as që u përmend para të pranishmëve të tjerë.
Kurti kishte zgjedhur të fliste diçka tjetër në këtë tryezë. Para mysafirëve, ai po e mbante të fshehur vendimin e 2 marsit 1999 kur ishte dorëhequr nga UÇK-ja. I gjithë fjalimi i tij përqendrohej në çështje të tjera.
I vetmi detaj që tregonte se kur Kurti kishte përfunduar angazhimin e tij në këtë zyre, ishte momenti kur ai thotë se “gjatë atyre 6 muajve që kemi funksionuar së bashku…”. Këtu, Kurti po tregonte se ai qëndroi në këtë zyre vetëm 6 muaj pas 7 shtatorit 1998, pra saktësisht deri në marsin e vitit 1999, kur edhe ishte dorëhequr.
Demokracia.com sjell emrat e të gjithë pjesëtarëve të Zyrës së Adem Demaçit në Prishtinë:
Adem Demaçi
Skender Kastrati
Albin Kurti
Shefqet Sylejmani
Shasivar Makolli
Milot Cakaj
Bajrush Behrami
Bashkim Haxhimusa
Driton Hyseni
Merita Makolli
Joana Metushi
Adete Sylejmani
Ardiana Maloku-Sylejmani
Fehmi Bahtiu
Reshit Gashi
Sylejman Ajeti
Hakif Bajrami
Fatmir Fehmiu
Sami Peja
Ali Jakupi
Gjylteken Shehu
Hamdi Thaçi
Behlul Beqaj
Mahmut Bakalli
Azem Vllasi
Shkelzen Raça
Samedin Haxhijaha
Rafet Merovci
Blerim Reka
Fahri Musliu
Zeqir Gërvalla
Xhemajl Lala
Jusuf Hundozi
Xhelal Pakashtica
Bajram Muçiqi
Lavdim Sylejmani
Valdet Sylejmani
Ardian Sylejmani
Sevdie Sylejmani
Mihane Sylejmani
Rrahim Kurti
Jahja Sylejmani
Rexhep Sylejmani
Shaip Sylejmani
Bekim Sylejmani
Afrim Muçiqi
Avni Luma
Sabri Beshiri
Isuf Berisha
Sylejman Krasniqi
Enver Pakashtica
Hadije Mulolli
Sabit Nuka
Jakup Lala
Nazmi Sejdiu
Esat Krajkova
Nuhi Krasniqi
Shefki Muçolli
Mehdi Abazi
Refki Morina
Arsim Sejdiu.