Kështu protestuan vajzat e Deçanit: Kafja nuk është veç për burra

 

 

“Dhuna ndaj grave, ndalimi i shkollës nga baballarë, vllezër e axhallarë, mbyllja e grave brenda mureve të shtëpisë u shkruan me ngjyrë të kuqe, si alarm për shoqërinë e institucionet dhe shenjë që revolta dhe rezistenca e grave po zihet shtëpive e rrugëve të qytetit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.


Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist  ka zhvilluar një aksion simbolik me grafite në muret e qytetit të Deçanit, me parulla që dënojnë patriarkatin dhe shtypjen e grave.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kolektivi për Mendim Veprim Feminist ka shkruar se përmes shkrimeve në mure janë vënë në pah të vërtetat e grave të cilat përjetohen e riprodhohen në heshtje.

/RTV-Okarina/