Këshilltari i Vjosa Osmanit ka thënë sot se ajo po kërcënohet.

Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka thënë sot se Osmani po kërcënohet.

Peci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se fushatë e egër kundrejt Osmani ka që një kohë një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë.

Lexoni të plotë postimin:

Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka që një kohë të gjatë që po përcillet edhe me kërcënime me jetë.

Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcye stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.

Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!

Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!.

https://www.facebook.com/faton.peci.3/posts/4907691855970983