Këshilltari personal i Albin Kurtit, Arun Chaudhary i ka reaguar ish-përfaqësuesit të posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ky i fundit e ka kritikuar gjatë ditës së sotme përmes rrjeteve sociale liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurtin.
“Hej Richard Grenell, ky amerikani është krenar që punon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Aleanca jonë e palëkundshme, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, i mbijetoi diplomacisë së pamatur të detyrimit që ndihmuat për Donald Trumpin, kështu që … të lutem ndal”, ka reaguar Chaudhary përmes llogarisë personale në Twitter.
Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, ka thënë të martën se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti është anti-amerikan. Në një postim në rrjetin social Twitter, Grenell ka thënë se Kurti ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë si Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.
Kujtojmë se Chaudhary ishte pjesë e fushatës së Barack Obamas të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008. Ai gjithashtu ishte pjesë edhe e fushatës së demokratit, Bernie Sandersit në vitin 2016 gjersa ka punuar në Shtëpinë e Bardhë për dy vjet, 2009-2011