Këshilla e Alessandro Nesta-së se si të bëheni mbrojtës i madh

Legjende i AC Milan dhe e konbëtares italiane ka dhënë disa këshilla se si duhet vepruar për t’u bërë një mbrojtës i madh.
“Të jesh një mbrojtës i madh do të thotë të jesh i shpejtë. Ta kuptosh aksionin ku po zhvillohet, të mendosh më shpejt se kundërshtari yt. Shoh shumë futbollistë që fiksohen vetëm pas topit. Është një gabim, duhet të shikosh atë që po ndodh përreth. Duhet ti llogaritësh pasojat e secilës lëvizje tënde të mundshme. Për shumicën futbolli është një sport i vrapimit, por sipas meje duhet të kesh kry për futboll”, deklaroi Nesta
45-vjeçari ka luajtur për Lazion, AC Milan, Montreal Impact dhe Chennaiyin FC, ku edhe e mbylli karrieren si futbollist në vitin 2015.
Nesta tani vazhdon karrierën si trajner, ku aktualisht është i papunë që nga marsi i 2021-tes, por më parë ka udhëhequr skuadra si: Frosinone, Perugia dhe Miami FC.
\RTV-Okarina\