Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, veç kërkesës për heqjen e kushtëzimit të gjobave për regjistrimin e automjeteve, ka kërkuar të rregullohet edhe bartja e pronësisë së automjeteve.
“Kërkojmë të rregullohet edhe bartja e pronësisë se automjeteve, pasi që në Kosovë rreth 95 mijë deri 100 mijë pronarë të automjeteve ia ndërrojnë pronësinë veturës brenda vitit. Çdo qytetar pasi e regjistron veturën me të gjitha procedurat e rregullta dhe pas 1 jave e shet veturën, blerësi obligohet prapë që t’i paguajë të gjitha taksat prej fillimit, përveç pjesës së sigurimit, prej së cilës pjesa e mbetur ose i kthehet pronarit aktual ose i baritet pronarit të ri”, u shpreh Mazreku .
“Dëmi që u bëhet qytetarëve me këtë ndryshim të ligjit i cili ka ndodhur në vitin 2015 është shumë i madh, prandaj ne kemi kërkuar që edhe pjesa e nenit 43 të ligjit që rregullon bartja e pronësisë së automjeteve me u ndryshuar, në mënyrë që pjesa e mbetur e taksave të pashfrytëzuara të regjistrimit të veturës të bartet te pronari i ri”,
Mazreku gjithashtu ka reaguar për kushtëzimin e gjobave për regjistrimin e veturave ku tha se ne nuk po kërkojmë që të mos paguhen gjobat e trafikut por vetëm të hiqet kushtëzimi i tyre për regjistrim automjeteve.
“Ne po kërkojmë qe neni 43 që lidhet me kushtëzimi i gjobave për regjistrim të automjeteve me u heq, pra ne me këtë nuk jemi kundër pagesave te këtyre gjobave por vetëm të hiqen si kushtëzim për regjistrimin e automjeteve sepse është kundër kushtetuese”
Sipas tij, lehtësimi i procedurave për regjistrim të automjeteve do të ndikojë në uljen e numrit të automjeteve të pa regjistruara në Kosovë, do të kemi më pak aksidente me të pasiguruar. RTVOKARINA