Kërkesë për mosmbajtjë e te pameve me rastin e vdekjeve në Kosovë

Kosova si dhe shumë vende të Europës është duke u perballur me një situat të rëndë, sidomos këto dy viteve te fundit me vdekje të shumëta ,nga pandemia covid U- 19, fatekëqsive komunikacioni, vdekje nga sëmundje të rënda,etj.

Edhe në kushte normale jemi një nga vendet më të varfura në Evrop me shifra të mëdha  të papunëve, me ekonomi të shkatërruar , me nje rini e cila nuk  sheh prespektivë dhe cdo  ditë po largohen nga vendi ,etj dhe prëballje me vdekje  të përditëshme ,të cilat përvec dhimbjes kanë  edhe kosto ekonomike  e që vështërsojn standardin jetësor.

Duke pare situatën reale në përditëshmerinë ton edhe më qëllime të ndryshmeve pozitive , ne si grup shoqëror me vullnet të mire për ndryshime kërkojmë nga institucionet relevante që të heqet e pamja për të vdekurit  në tërë Kosovën .

ARSYETIM

  1. Me qëllim të mirë që të ecim përpara krahas shteteve tjera Evropiane duhet bërë disa ndryshime  për të mirën e përgjithëshme për kundër  dhimbjeve me rastin e vdekjes së më të dashurve tanë pavaërsisht shkaqeve që të heqet e pamja  në tërë Kosovën.

 

2 . Vetëm dita e varrimit të mbahet sipas traditave me të gjitha ceremonit fetare .

 

3 .Të hiqen të gjitha dallimet e deritanishme mbajtja e të pameve  nga 3 deri në 10 ditë nëpër vise të ndryshme të Kosovës , të jetë qëndrim  i njejtë për gjithë Kosovën .

 

4. Me qëllim më të mire për të hecur përpara dhe ti lëmë hapësirë rinisë sonë drejtë prëparimit , mos ti lëmë borxh të paarsyeshëm ata që ndërrojn jetë kanë nevojë vëtem për nderim  dhe përkujtim e jo shpenzime të panevojshme.

 

5.Iniciativa e jonë  nuk ka për qëllim zbehjen e traditave muslimane , as kundër Ajeteve kuranore .por po jetojmë në shekullin 21  në kohën e internetit dhe gjdo ndryshim më kohë është në të mirë të gjithëve

Shpresojmë se inicjativa e jonë për heqjen  e të  pameve me rastin e vdekjes e ka përkrahjen e shumicës së popullates në Kosovë prandaj kerkojmë nga udhëheqsit e Kosovës , kryetarëve të komunave ,bashësis islame te cilat jan zgjedhur nga vota e pupullit  të punojnë të ndryshojnë dhe të veprojnë në të mir të popullit, edhe inicjativa e jonë ka qellimin e mire dhe shpresojmë që institucionet ta marrin parasysh kërkesën  tone legjitime për heqjen e të pamës në gjithë Kosovën .

Grupi inicues

1. Beqir Smaka

2.Jashar Jashari

3 .Hysni Shabani