Reali i Madridit po e kërkon me ngulm transferimin e Mbappes në ”Santiago Bernabeu” që në këtë verë.
Lojtari francez nuk dëshiron rinovimin e kontratës me parisienët dhe ëndrra e tij është të luajë për ”Los Blancos”.
Leonardo ka thënë se sulmuesi anësor mund të largohet vetëm nëse plotësohen disa kushte.
Sipas raportimeve thuhet se PSG kërkon 220 milion euro për shitjen e 22 vjeçarit.
Kjo është një shumë e lart pasi që në fund të sezonit Mbappes i skadon kontrata.
Sipas ”La Parisien”, PSG kërkon që të fitoj ca para më shumë sesa 180 milion euro që duhet t’i paguajnë Monacos.
Parisienët tashmë kanë paguar 145 milion euro te Monaco, por nëse lojtari shitet apo rinovon kontratën me PSG-n, atëherë kryeqytetasit duhet t’i paguajnë klubit nga principata edhe 35 milion euro bonuse.
\RTV-Okarina\