Drejtori i Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, është kërcënuar.
Për kërcënimin ka treguar vetë Brahimi, i cili ka thënë se kërcënimi lidhet me punën e tij si drejtori i Inspeksionit.
Ai tha se dikujt po i pengon vendosja e rendit dhe ligjshmërisë nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit. Tutje, ai u zotua se s’do të ndalet në kryerjen e obligimeve për çfarë është i thirrur.
Poashtu, ai shkroi se rastin e ka lajmëruar te organet kompetente.
Postimi i plotë:
“Qytetarë të nderuar të Mitrovicës!
Ju njoftoj se sot, nga një person i pandergjeshëm në cilësinë e Drejtorit të Inspekcionit kam marrë një kërcënim që lidhet drejtpërsedrejti me kryerjen e obligimeve nga detyra zyrtare, pra zbatimin e ligjit.
Ashtu sikur e thotë edhe rregulli rastin në fjalë e kam adresuar tek organet kompetente dhe të njejtat tani më po merren me rastin!
Qytetarë të nderuar të Mitrovicës si duket, dikujt për të mos thënë shumë kujt kohëve të fundit po i pengon instalimi i një logjike të shëndosh qeverisëse në qytetin e Mitrovicës! Po i pengon vendosja e munguar gjatë e rendit komual në qytetin e Mitrovicës, dhe me metoda të ulta po tentohet që të pengojet instalimi i ligjshmërisë nga ana e Drejtorisë së Inspekcionit. Por këtë nuk do ta arrijnë.
Prandaj edhe një herë i siguroj të gjithë qytetarët e Mitrovicës që pavarësisht kërcënimeve të tanishme dhe atyre që mund vijnë në shprehje në të ardhmen, si Institucion dhe si drejtor i DI jemi të përcaktuar për rend dhe ligj dhe si të tillë nuk ka forcë njerëzore që mund të më zbrasë nga kjo kauzë! Kjo për arsyen e thjeshtë se; fillimisht jam zgjedhur nga qytetarë me votë të lirë, e më vonë jam emëruar edhe drejtor nga kryetari i komunës z.Hamza për t’u shërbyer qytetarëve, për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe për të zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin. Personalisht si individ-drejtor i DI nuk më frikëson asnjë klithmë e atyre që mendojnë që janë mbi ligjin. I frikësohemi vetëm moszbatimit të ligjit.
Me respekt
Valon Brahimi
Drejror i DI.”