Pandemia ka ndikuar që të mos mbahen organizimet e shumta.
Për më shumë se një vit janë anuluar evente të mëdha. Edhe ‘Kënga Magjike’ sonte kishte nisur natën e parë të gjysmëfinales, por që janë detyruar të ndërrojnë destinacionin ku kësaj radhe do të jepet në një tjetër shtëpi të ëmbël.
“Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi. Drejt Tv Klan të lutem”, u shpreh Arditi.
Në skenë do të performojnë në natën e parë 15 këngëtar “big” dhe 8 të kategorisë “new artist”.
\RTV-Okarina\