KDI: Investimet strategjike po rrezikohen nga korrupsioni

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur konferencën për medie gjatë së cilës ka shpalosur gjetjet e hulumtimit “Korrupsioni Copy&Paste në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, ku janë vlerësuar rreziqet nga investimet kapitale në rajon.

Diana Metushi Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI-së, tha se investimet strategjike po rrezikohen nga korrupsioni dhe politikat në vend.

Ajo më tej ka shtuar se në bazë të analizës sektori i energjisë elektrike mbetet sfidë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

“Analiza e KDI analiza tregon se investimet strategjike rrezikohen nga korrupsioni.  Analiza nxjerr të dhëna shqetësuese në dikasterin e energjisë elektrike të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë”.

“Organizatat joqerevitare rekomandojnë që qeveritë e tyre të jenë llogaridhënëse. Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet urgjentisht t’i trajtojnë rrjetet e ujërave të zeza të lumenjve”.