Policia e Kosovës ka raportuar për katër vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve në Kosovë.
Tri rastet e para janë raportuar të kenë ndodhur në rajonin e Prishtinës, saktësisht dy në Prishtinë e një në Lipjan.
Ndërkaq, rasti i katërt ka ndodhur në minjerën Cërnac në Mitrovicë të Veriut.
Detaje nga raporti i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR
Rr. Skënderbeu, Lipjan 03.03.2021-09:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku vdekja e viktimës është konfirmuar pasi është dërguar në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.Rr. Stambolli, Prishtinë 03.03.2021-17:33. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore.
QKUK-Prishtinë, 03.03.2021-17:45. Raportohet se nga stafi mjekësor është pranuar informata se ka ndërruar jete viktima mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe prokurori. Rasti nen hetime.
Minjerë- Cërnac , Mitrovicë Veri, 02.03.2021-19:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar , ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në shtëpinë e shëndetit Leposaviq është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
/RTV-Okarina/