Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.
Në aksident ishin të përfshirë dy vetura
Kështu bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Rugova tha se personat e lënduar kanë marrë tretman mjekësor.
“Rreth orës 15:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë 4 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor”.