Katër raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19 gjatë 24 orëve

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 1,386 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 170.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 5 qytetarë.

 

 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19.