Kaq gjoba janë shqiptuar nga Policia e Kosovës që nga fillimi i masave antiCovid

 

 

Plotë 9 ditë që kur Qeveria e Kosovës ndërmori vendimin për masat e reja antiCovid.

Ndër masat e reja është ora policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00, mbyllja e gastronomisë, qendrave tregtare dhe mbajtja e maskës në gojë dhe hundë.

E që nga data 7 Prill deri më 13 Prill, Policia e Kosovës, ka shqiptuar mbi 5 700 gjoba. Kurse, për dy ditët e kaluara, të mërkuren dhe të enjten janë shqiptuar 1 783 gjoba.

Sipas këtyre statistikave, që nga vendimi për masat e reja  janë dënuar 7 578 persona.

Sipas ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej 200 euro.

 

 

Kurse, prsoni fizik i cili nuk respekton vendimin për mbajtjen e maskës,dënohet me gjobë prej 35 euro.

“Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro.

Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit”, thuhet në ligj.

Mjetet financiare të mbledhura nga masat ndëshkimore derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës.

/RTV-Okarina/