Kapiteni ”Dardan” mbrëmë befasoi një tifoz shqiptar

Napoli mbrëmë ishte musafir te Leicester City në kuadër të grupit C në Europa League.
Ndeshja përfundoi në barazim 2-2 në një ndeshje spektakolare.
Atmosfera ishte e zjarrtë në ”King Power Stadium” nga tifozëria vendase, ku njëri nga ta ishte fatlum.
Amir Rrahmani pas ndeshjes ia dhuroi fanellën e tij një shqiptarit që ishte prezent në stadium.
Ky shqiptar ishte ish-trajneri i tij te Ramiz Sadiku i cili e kishte stërvitur për pesë vite 27 vjeçarin.
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës dinë shpesh të dhurojë fanellën e tij tek fansat.
Rrahmani mbrëmë luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe kishte një paraqitje shumë të mirë.
\RTV-Okarina\