Pronari i një lokali privat është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit ka kanosur zyrtaren policore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:42, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një lokali privat, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur zyrtaren policore femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.