Vehbi Kajtazi, Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, ka thënë se nëse Vjosa Osmanit bënë dy shkrime si në LDK, do të largohet edhe nga Vetëvendosje.
Sipas Kajtazit, Vetëvendosje është parti ku nuk lejohet liria e shprehjes.
“Jam gëzuar dhe zhgënjyer për veprimet e Vjosa Osmanit sot. Jam zhgënjyer sepse kam dashur ta shoh fuqinë e saj politike në këto zgjedhje, me pa sa vota do të mund ti marrë dhe e dyta jam gëzuar se e ka gjetur vetën në një parti. Nëse Vjosa bën dy shkrime si në LDK, largohet edhe nga Vetëvendosja, Vetëvendosja është parti ku nuk lejohet liria e shprehjes”, ka thënë Kajtazi në Debat Plus.
Tutje, Kajtazi ka shtuar se Osmani e Kurti i kanë shkelur të gjitha parimet e tyre që i kanë promovu deri tash.
“Albin Kurti e Vjosa Osmani i kam shkel të gjitha parimet e tyre që i kanë promovu deri tash, vazhdimisht kanë thënë ne nuk luftojmë për pozita”, ka thënë Kajtazi”, ka shtuar me tej Kajtazi.