Ka reaguar i riu që u rrah brutalisht nga polici

18-vjeçari që u keqtrajtua nga polici në një video-incizimin që u publikua dje, ka reaguar duke sqaruar edhe një herë ngjarjen e ndodhur në vitin 2018.

Ai ka thënë se në stacionin e policisë është goditur nga polici Haris Kelmendi. I riu rrëfen se në momentin e rrahjes, aty ishin të pranishëm edhe 4-5 zyrtarë të tjerë policor duke incizuar.

Tutje, ai thotë se ndonëse kanë kaluar tri vjet nga kjo ngjarje dhe gjatë kësaj kohe ka pasur edhe seanca të psikologu, trauma vetëm sa vjen e shtohet.

“Edhe pse kane kaluar thuajse 3 vjet nga kjo ngjarje, gjendja psiqike me është renduar dhe trauma sa vjen e shtohet çdo dite! Ne baze te këshillave te psikologut kam bere çdo gjë qe ta tejkaloj këtë traume por ajo sa vjen dhe rendohet çdo dite.

Une ende kam shprese qe organet kompetente te drejtësisë do te merren me këtë rast”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Une, Leotrim Rama si 18 vjeçar ne 2018…

Ne vitin 2018 isha “shoqeruar” ne stacionin policor per te dhene deklarate per shkeljen time qe kisha bere aso kohe (vozitje pa leje, mbajtja e nje arme te ftohte dmth thike). Si nje 18 vjeçar edhe pse i ri ne moshe, kurre asnjeher ne jeten time nuk kisha pare askund e nuk kisha degjuar per ate lloje malltretimi nga ana e policis ndaj qytetareve… aq me shume te mendoja se nje dite do te isha une viktima. Po pra, viktima qe shihet duke u dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga “polici” Haris Kelmendi… jam une, Leotrimi.

E di se une kam gabuar per shkeljet ne trafik qe kam bere, te cilat po te kthehesha ne kohe nuk do t’i beja kursesi. Nuk e kam menduar kurre se nje dite do te trajtohesha ne ate menyre jo njerezore nga ata te cilet do t’i therrisja ne çast per ndihme nese do te kisha pare dhune te llojit te tille!

Ate nate isha ne makine me shokun tim te cilin per arsyet e tij personale nuk po e bej te ditur emrin. Para se te me ndalte mua patrolla e policis, ai iku se bashku me thiken! Pra, siç shihet ne kete video 10-15 sekondëshe keqtrajtimi, malltretimi, dhuna psiqike dhe fizike ketu ka qene fundi i rrahjes sime 2 oreshe nga te gjith policet e ndrrimit te asaj nate… ku ne fund pas gjithe asaj sjellje koleget e Harisit m’u drejtuan “Qe nje cigare prej neve”. Une gjithashtu kerkova ta therras edhe ndihmen e shpejt, pasi qe isha i rrahur aq keq e i dhunuar e ceku fizikisht dhe psiqikisht… ata mu drejtuan “hajt se ski nevoj se mir je”. Pas gjithe dhunes qe m’u shkaktua ate nate, kisha presion nga policia qe ta ndrroja deklaraten time se gjoja un kam pasur arme tjeter (revole) ne makine dhe shoku im me ka kercenuar per tu larguar nga policia ishte vetem nje propagand e Harisit dhe kolegve te tij.

Ne ate inqizim ku shihet “polici” Haris Kelmendi duke ushtruar dhune mbi mua, aty ishin te pranishem edhe 4-5 zyrtare te tjere policor duke inqizuar!

Une si Leotrim Rama 21 vjecar!

Edhe pse kane kaluar thuajse 3 vjet nga kjo ngjarje, gjendja psiqike me eshte renduar dhe trauma sa vjen e shtohet cdo dite! Ne baze te keshillave te psikologut kam bere cdo gje qe ta tejkaloj kete traume por ajo sa vjen dhe rendohet cdo dite.

Une ende kam shprese qe organet kompetente te drejtesis do te merren me kete rast.

Gjithashtu ne fund fare, falenderoj shume Portalin dhe Gazeten Sinjali te cilet pa u menduar fare me dhane mbeshtetjen qe kerkoja… perderisa portalet e tjera vendosen te heshten per kete ngjarje.