Ka ndryshuar termini i ndeshjes Ballkani – Drenica

Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën 13:00.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej të dielën.

Drenica ka bërë kërkesë që të ndryshojë termini i kësaj ndeshje për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së.

Komisioni i Garave me pëlqim edhe nga klubi nikoqir, Ballkani, e ka miratuar kërkesën e klubit nga Skenderaj.

Skuadrat vijnë me objektiva të ndryshime në këtë ndeshje, kuqezinjtë luajnë për mbijetesë, ndërsa suharekasit luftojnë për titull kampion