Sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë të Skenderajt, ku brenda kësaj jave pritet të përfundoj vaksinimi i stafit shëndetësor, ndërsa nga fundi i javës së ardhshme pritet të fillojë vaksinimi i personave që kanë sëmundje kronike si dhe personave mbi moshën 80 vjeçare në komunën tonë.
Nga afër vaksinimin e personelit shëndetësorë e ka percjellur edhe kryetari i komunës, Bekim Jashari, bashkë me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku.
Me këtë rast kryetari Jashari, i bëri apel Qeverisë së Kosovës, që t’i dal në ndihmë komunës sonë, në sigurimin e më shumë dozave të vaksinave anti Covid, në mënyrë që t’iu përgjigjemi kërkesave të qytetarëve.
Bashkë me Nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtaku, morëm pjesë dhe pamë nga afër procesin e vaksinimit anti COVID-19 të…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Wednesday, April 7, 2021