Ka filluar reciprociteti me Serbinë për letërnjoftimet

Nis së zbatuari reciprociteti me Serbinë për letërnjoftimet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sonte ka vizituar pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, atë të Bërnjakut, për të parë se a është duke u respektuar marrëveshja për lëvizjen e lirë mes dy vendeve.

Sveçla, në një prononcim për mediat, ka thënë se zyrtarisht ka filluar zbatimi i reciprocitetit nga të dy vendet.

“Tashmë konfirmoj se këtu në Bërnjak, ka filluar zbatimi i reciprocitetit, pa probleme, është ndërprerë lëshimi i fletëhyrje/daljeve mes Kosovës dhe Serbisë. E njëjta ka ndodhë edhe në vendkalimet tjera kufitare”, ka thënë ai.

Marrëveshja për dokumentet e identifikimit mes Kosovës e Serbisë, u zyrtarizua nga BE-ja më 27 gusht të këtij viti. /rtvokarina/