Federata e Sporteve për të Verbër e Kosovës fundjavën që shkoi ka organizuar pjesën e dytë të kampionatit të Kosovës në Goalball.
Klubi i Goalballit Mitrovica ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të kampionatit të Kosovës në Goalball.
Këtë sukses skuadra që e përfaqëson regjionin e Mitrovicës e arritën duke e fituar grupin A me 27 pikë të grumbulluara nga 30 të mundshme, kurse me pikë të barabarta u kualifikua dhe skuadra QBMK “Xheladin Deda” – Pejë.
Në grupin B kalimin në gjysmëfinala e kanë siguruar K.G Peja dhe kampioni në fuqi K.G. Gjilani.
Ndeshjet gjysmëfinale pritet të jenë shumë interesante për shkak të cilësisë së skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën.
Befasi e këtij edicioni është eliminimi i K.G. Ferizaj që nuk arriti të kalonte fazën e grupeve.
Kujtojmë që në dy edicionet e kaluara skuadra e K.G. Mitrovicës u mposht në finale nga K.G. Gjilani, kurse këtë edicion janë favoritët kryesorë për të ngritur lart kupën.
\RTV-Okarina\