Serie A ka zhvilluar nëntë ndeshje këtë fundjavë, kurse sonte Udinese pret Napolin me fillim nga ora 20:45 për të kompletuar javën e katërt në elitën e futbollit italian.
Derbi i xhiros së katërt u zhvillua në ”Allianz Stadium” me Juventusin që priti Milanon.
Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 me golat e Morata në minutën e 4-të, dhe Rebic në të 76 barazoi rezultatin.
Interi fitoi me rezultat tenistik kundër Bologna me rezultat 6-1, kurse Roma pësoi humbjen e parë kundër Verona-së me rezultat 3-2.
Lazio barazoi 2-2 si vendas kundër Cagliarit, ku Strakosha e Muriqi nuk u aktivizuan fare.
Rezultatet tjera ishin:
Sassuolo 0-1 Torino
Genoa 1-2 Fiorentina
Salernitana 0-1 Atalanta
Empoli 0-3 Sampdoria
Venezia 1-2 Spezia
Në nëntë ndeshje u realizuan 29 gola, 14 nga vendasit dhe 15 nga musafirët.
\RTV-Okarina\