Joshua Kimmich rinovon kontratën deri në vitin 2025

Reprezentuesi gjerman Joshua Kimmich ka vazhduar kontratën me kampionët në fuqi të Bundesligës deri në verën e vitit 2025.
Që kur u transferua nga Laipzigu në vitin 2015 te Bayerni, futbollisti gjerman ka treguar një nivel shumë të lartë të lojës duke u shndërruar në njërën nga pikat më të forta të skuadrës.
Mesfushori polivalent në një deklarat tha se është shumë i lumtur me skuadrën dhe me qytetin ku jeton me familje.
“Arsyeja kryesore që kam vazhduar kontratën është sepse te FC Bayern mund të shijoj pasionin tim çdo ditë. Unë jam në një ekip me të cilin kam arritur gjithçka dhe shokët e skuadrës i kam miq të vërtetë. Familja ime ndihet shumë rehat këtu. Munichu është bërë shtëpia ime e dytë dhe jam i lumtur këtu”, deklaroi Kimmich.
26 Vjeçari është paraqitur 264 ndeshje zyrtare me bavarezët duke shënuar 30 gola dhe dhuruar 74 asiste për bashkëlojtarët.
Kimmich asistoi saktë për golin e fitores që e realizoi Serge Gnabry në ndeshjen e fundit kundër Koln në xhiron e dytë në Bundesliga.
\RTV-Okarina\