Jorn Rohde: Të lihen institucionet e pavarura ta kryejnë punën e tyre

 

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga zyrtarët e Vetëvendosjes në lidhje me akuzat e bëra ndaj KQZ-së për ndalimin që u është bërë zyrtarëve të saj për të marrë pjesë në zgjedhje.

 

 

Ai ka thënë se të gjitha palët e përfshira duhet të respektojnë procesin e duhur dhe rregullat.

Ka theksuar se duhet lejuar që institucionet e caktuara të drejtësisë, ato gjyqësore e të tjera që janë të pavarura të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.

/RTV-Okarina/