John Terry këshillon Kurt Zouma-në

Kurt Zouma është lojtar i destinuar të largohet nga Chelsea këtë merkato. Trajneri Thomas Tuchel duket se nuk llogarit më në qendërmbrojtësin francez.
26 Vjeçari kërkohet nga West Ham, por së fundmi në garë është futur dhe Tottenham Hotspur.
Ish-kapiteni dhe lexhenda e ”Bluve” duket se nuk është i pajtimit për një kalim të Zoumas tek ”Gjelat e Londrës”.
”Mos e bëj” ishte këshilla e John Terry.
Këtë kërkes Terry e bëri në një postim të bërë nga ”Sky Sport” duke e bërë TAG Kurt Zouma-në dhe me shkrimin ”Mos e bëj”.
Kujtojmë që Chelsea është duke tentuar blerjen e mbrojtësit Jules Kounden, por në fillim duhet të gjendet një skuadër për shitjen e Zouma-së.
\RTV-Okarina\