Jeta Xharra: Çfarë thonë të rinjtë që nuk e kanë mbiemrin Lushtaku, kur ju e pranoni se e keni punësuar kushëririn tuaj

 

Gjatë intervistës së Sami Lushtakut në emisionin “Kallxo” më Jeta Xharren, Sami Lushtaku e pranon se ka ndikuar në punësimin e kushëririt të tij, Festim Lushtaku, në Konsullatën në Shqipëri.

Ndërsa reagimi i menjëhershëm ishte nga Jeta Xharra, e cila e pyet Lushtakun se çfarë do të thotë një i ri i shkolluar që nuk e ka mbiemrin Lushtaku kur i dëgjon këto fjalë nga ju.

Lushtaku nuk hezitoj fare duke thënë që secili do t’a punësonte familjarin e tij, duke e ditur që kemi të rinjë me magjistratura e doktoratura, të cilët ikin nga vendi dhe punojnë jashtë profesioneve të tyre, si rezultat i mungesës se perspektivës për ta.

/RTV-Okarina/