Jashari vazhdon investimet në secilin fshat të komunës së Skenderajt

 

Sot, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me zyrtarë komunalë vizituan fshatin Murgë, në të cilin sapo kanë filluar me ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, me gjatësi prej mbi 9 km.

“Në këtë fshat si komunë, gjatë mandatit tim kemi realizuar edhe projekte tjera duke përfshirë, rrjetin kryesor të ujësjellësit, infrastrukturë rrugore, përkrahje me grante për bujqësi dhe projekte tjera.

 

 

Krahas Murgës, së shpejti do të fillojmë me ndërtimin e rrjetit të kanalizimit edhe në fshatin Abri e Poshtme dhe fshatra tjera të kësaj ane.

Kështu për çdo ditë po përmbushim kërkesat e qytetarëve tonë për një mirëqenie më të mirë për të gjithë.”, shkruan Jashari.

 

\RTV-Okarina\