Përmes një postimi në llogarinë facebook, kryetari Jashari, ka përkujtuar 22-vjetorin e intervenimit të NAT0-s në Kosovë, duke përseritur falënderimet, mirënjohjet dhe respektin ndaj shteteve përbërëse të kësaj organizate, SHBA-të, e në veçanti ish-komandantin suprem të forcave të bashkuara të NATO-s për Evropë, Wesley Clark.
“Intervenimi i NATO-s në Kosovë pas masakrës së Reçakut dhe gjenocidit që shteti serb po zhvillonte në Kosovë ishte sinjal i qartë që sundimit gjenocidal të Serbisë në Kosovë po i vie fundi.”
“UÇK-ja nga toka me luftën e drejtë dhe NATO nga qielli, ndalen gjenocidin serb dhe jetësuan ëndrrën shekullore për Liri e Pavarësi.”, shkruan ndër të tjera Jashari.
Postimi i plotë:
UÇK-ja nga toka dhe NATO-ja nga qielli
Sot, në 22 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, edhe një herë…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Wednesday, March 24, 2021