Jashari shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së nënës të dy dëshmorëve, Musa e Demë Shala, Ajmane Shala

 

Pas marrjes së lajmit për vdekjen e nënës së dëshmorëve Musa e Demë Shala, Ajmane Shala, kryetari Jashari përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook”, ka shprehur dhimbje për vdekjen e nënës Ajmane dhe ngushëllime për familjarët e saj.

“Ajo sot po bashkohet me dy djemtë e saj dëshmorë Musa e Demë Shala, për të cilët tash e 22 vite vuajti aq shumë.”, shkruan mes të tjerash Jashari.

Postimii i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së dy dëshmorëve, Musa e Demë Shala, Ajmane Shala, nga fshati Burojë.

Jeta për të, pas rënies së dy djemve dëshmorë nuk ishte e lehtë por ajo nuk u dorëzua asnjëherë, duke qëndruar e fortë dhe krenare me djemtë e saj që ia fali Kosovës.

 

 

Nënën e dy dëshmorëve e kam vizituar disa herë dhe ajo me ka mbetur në zemrën time si një heroinë e vërtetë.

Ajo sot po bashkohet me dy djemtë e saj dëshmorë Musa e Demë Shala, për të cilët tash e 22 vite vuajti aq shumë.

Në emrin tim personal dhe në emër të komunës së Skenderajt shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shala dhe të gjithë ata që kishin fatin ta njohin!

Pusho në paqe nëna Ajmane!

 

\RTV-Okarina\