Ish Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot në 23 vjetorin e rënies ka përkujtuar dy dëshmorët e kombit, Musa Rexha e Abit Rrahmani, të cilit sipas tij do të mbesin përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme, shkruan RTV Okarina.
Postimi i tij i plotë:
Në 23 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve Musa Rexha e Abit Rrahmani kujtojmë e nderojmë luftën dhe sakrificën e tyre për Liri e Pavarësi.
Jeta dhe vepra e tyre është pjesë e historisë sonë të lavdishme, të cilën duhet ta mbrojmë e promovojmë gjeneratë pas gjenerate.
Kështu duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, së bashku të ndërtojmë të ardhmen!
Lavdi dëshmorëve e martirëve të rënë për Lirinë e Kosovës!