Jashari përkujton 22 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Përmes një postimi në llogarin e tij në “facebook” Bekim Jashari, Kryetari i Komunës së Skenderajt ka përkujtuar 22 vjetorin e Masakres së Reçakut.

Ai shkroi se Masakra e Reçakut mbetet dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës.

“Me këtë masakër, falë punës sensibilizuese të ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare” shkroi Jashari

Gjithashtu ai shtoi se tani te lirë, jetsojmë amanetin e të rënëve duke zhvilluar shtetin.

Postimi i plotë:

22 vite pas, me nderim e përkulje kujtojmë masakren e tmerrshme që agresori serb bëri mbi qytetarët e pafajshëm në Reçak të Shtimes.

Masakra e Reçakut mbetet dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe një nder faktorët vendimtar të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Me këtë masakër, falë punës sensibilizuese të ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare.

Tani të Lirë, me shtetin tonë demokratik, jetësojmë amanetin e të rënëve duke zhvilluar shtetin.

Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!

/RTV-OKARINA