Jashari nënshkruan marrëveshjen me Ministrin e Zhvillimit Rajonal

 

Përmes një postimi në llogarinë facebook, kryetari Jashari ka bërë të ditur që bashkë me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, sot kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëfinancimin e projektit “Vazhdimi i ndërtimit të çerdhes në lagjen 2 të qytetit të Skenderajt”.

 

 

“Në emër të Komunës së Skenderajt, falënderoj Ministrin Kervan për mbështetjen dhënë komunës sonë, në realizim të projekteve që ndikojnë direkt në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.”, shkroi ndër të tjera Jashari në facebook.

/RTV-Okarina/

 

Postimi i plotë i Jasharit:

Lajm i mirë!

Sot, me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Tuesday, March 9, 2021