Jashari në përkrahje të vazhdueshme me grante të ndryshme për fermerët e komunës së Skenderajt

 

Sot, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me IADK-në, nënshkruan kontratat me 9 fermerë, 7 prej të cilëve kanë përfituar serra 180 m², motokultivator dhe impute përcjellëse, një tjetër 15 ari dredhëz me të gjitha imputet përcjellëse si dhe një tjetër ka përfituar mekanizim bujqësor  duke përfshirë frezë, atomizer dhe molqer.

Me këtë rast, Jashari përgëzoi fermerët përfitues për punën e tyre dhe i uroi për përfitimin e këtyre granteve, duke përsëritur që përkrahja tij për fermerët do të vazhdojë edhe me tutje me grante të ndryshme në të gjithë sektorët e bujqësisë.

 

Me këtë rast, Jashari në emër të qytetarëve të komunës së Skenderajt falënderoi organizatën IADK për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë për qytetarët e Skenderajt.

Përkrahja për gjithë ata që merren dhe dëshirojnë të merren me bujqësi do të vazhdoj pa u ndalur, ku deri me tani kemi përkrahur 1000 fermerë kurse deri në fund të vitit do të përkrahen edhe 500 tjerë.

Bashkë për bujqësinë”, citoi mes të tjerash Jashari.

 

 

Në anën tjetër, edhe fermerët u ndjen falenderues për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që marrin nga kryetari Jashari.

 

\RTV-Okarina\