Sot, me rastin e 23 vjetorit të rënies së dëshmorit, Abedin Rexha, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen, Fatbardha Haliti, Shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, drejtorë, familjarë të dëshmorit e qytetarë, vendosën lule e bënë homazhe tek varri i dëshmorit në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve, në Marinë.
Me këtë rast, kryetari Jashari deklaroi para të pranishmëve që e kemi për obligim moral e institucional që të kujtojmë e nderojmë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
\RTV-Okarina\