Jashari nderon dëshmorët dhe martirët e lagjes 1 dhe 2 të Skenderajt, të rënë 22 vite me parë

Kryetari i Komunës së Skenderajt,Bekim Jashari së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë, kanë bërë nderime tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve e martirëve të rënë 22 vite me parë, në lagjet 1 dhe 2 të Skenderajt.

Po ashtu ai ka kujtuar këtë datë.

“Atë kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, me 20 mars 1999 kriminelet serb të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaqkitjet e maltretimet e qytetarëve duke i ndarë me pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa qytetarë duke përfshirë edhe të lagjes 3, i kishin arrestuar” tha ai

Gjithashtu ai  ka shtuar së renia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë.