Përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook”, Jashari në ditëlindjen e heroit tonë, Fehmi Lladrovci, luftëtarit të Lirisë, Komandantit të Brigadës 114, ka kujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e tij, luftën çlirimtare të Fehmi e Xhevë Lladrovci.
“Fehmi Lladrovcin kam pasur fatin ta njoh në Gjermani, si një njëri i pendës dhe pushkës, një burrë i vendosur dhe i betuar për t’i dalë zot vatanit.
Ai u kthye në Kosovë pa u përshendetur me shokët në Gjermani dhe pas luftës heroike që bëri bashkë me Xhevën ra në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë.
Urime ditëlindjen Komandant!”, shkruan mes të tjerash kryetari Jashari.
\RTV-Okarina\