Jashari bënë homazhe tek varri i dëshmorit Ali Dibran Ahmeti

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari sëbashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorit e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies kanë bërë homazhe e nderime tek varri i dëshmorit Ali Dibran Ahmeti, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Jashari para të pranishmëve ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj dëshmorit Ali Dibran Ahmeti dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë për Lirinë e Kosovë.
Postimi i plotë
Bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorit e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies bëmë homazhe e nderime tek varri i dëshmorit Ali Dibran Ahmeti, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Para të pranishmëve shpreha mirënjohjen e thellë ndaj dëshmorit Ali Dibran Ahmeti dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë për Lirinë e Kosovë.
Lavdi!