Jashari bënë homazhe tek varret e dëshmorëve të fshatit Lubovec

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve Musa Rexha e Abit Rrahmani kanë bërë homazhe tek pllaka përkujtimore dhe varret e dëshmorëve dhe martirëve në Lubovec.
Jashari para të pranishmëve tha se e kemi obligim që ta  ndërtojmë të ardhmen duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme
Postimi i plotë:
Bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve Musa Rexha e Abit Rrahmani bëmë nderime e homazhe tek pllaka përkujtimore dhe varret e dëshmorëve dhe martirëve në Lubovec.
Para të pranishmëve deklarova se e kemi obligim që duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme të ndërtojmë të ardhmen.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të rënë për Lirinë e Kosovës!