Jashari bënë homazhe tek varret e dëshmorëve të fshatit Baks, të rënë 22 vite me parë

Sot, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku  me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë, asambleistë e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies kanë bërë  homazhe tek varret e dëshmorëve, Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri, të cilët ranë në altarin e Lirisë, për tu bërë pjesë e historisë sonë të lavdishme.

Po, ashtu me këtë rast Jashari tha se duke kujtuar e nderuar të rënët nderojmë të kaluaren tonë të lavdishme.

Postimi i plotë:

Bashkë me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë, asambleistë e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies bëmë homazhe tek varret e dëshmorëve, Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri, të cilët ranë në altarin e Lirisë, për tu bërë pjesë e historisë sonë të lavdishme.

Me këtë rast para të pranishmëve deklarova se duke kujtuar e nderuar të rënët nderojmë të kaluaren tonë të lavdishme.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të rënë për Lirinë e Kosovës!

/Rtv-Okarina