Me vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistë e studentë, nuk janë duke u pajtuar SBASHK-u.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari për SHQIP.com ka thënë se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.
Ai tha se kjo sindikatë kërkojnë nga 100 euro mbështetje deri në miratimin e ligjit.
“Ajo që ka bërë sot kryeministri Kurti ne e kemi përgëzuar si hapë të parë që ka marrë vendim që t’i ndihmojë të gjithëve, por ne konsiderojmë se më këtë ai nuk ka plotësuar kërkesat tona. Ne kemi kërkuar që deri sa të filloj implementimi i Ligjit të pagave, ligj ky i cili do të punohej me sindikatat, të kemi një mbështetje në sektorin e arsimit me nga 100 euro në çdo muaj”.
Ai tha se nëse deri më 20 prill s’kemi plotësim të kërkesave, do të ketë veprime sindikale.
Jashari tha se janë takuar edhe më Këshillin e Prindërve dhe janë kundër grevës.
“Ne kemi pasur takim me Këshillin e Prindëeve në Prishtinë dhe i kemi bërë ftesë Këshillit të Prindërve në të gjitha komunat duke i ftuar në takim për të pasur një angazhim shtesë që të mos humbët mësimi. Ne situatën aktuale ata e dinë që do të kemi grevë. Ata janë pajtuar me protestën dhe më kërkesat tonë, mirëpo jo më grevën”.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë këtij muajit punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët do të marrin nga 100 euro shtesë.
Vlera totale e kësaj pakoje është mbi 100 milionë euro dhe, sipas Kurtit, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.
“Për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës. Pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro shtesë për muajin prill, dhe do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension. Për herë të parë, do të mbështesim me 100 euro të gjithë punëtorët e sektorët privat. Në kuadër të kësaj pako do të ndahen edhe nga 100 euro për mbi 80 mijë zyrtarë publikë Për herë të parë, do të mbështeten të gjithë studentët nga 100 euro. 80 mijë student do të përfitojnë nga kjo.”, ka deklaruar Kurti.
Vlera totale e kësaj është mbi 100 milionë euro, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose praktikisht secila familje.