Bekim Jashari i pari i komunës së Skenderajt sot në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve, Avdullah Kodra, Xhemë Veliu e Nuhi Geci, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë e familjarë të dëshmorëve bënë homazhe e vendosëm lule tek varret e tyre në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.
Me këtë rast Jashari ka deklaruar se dëshmorët tonë ranë që ne sot të jetojmë të lirë, andaj edhe duhet të jemi të bashkuar që të jetësojmë amanetin e tyre për shtet të zhvilluar e mirëqenie sociale për të gjithë.
“Dëshmorët tonë ranë që ne sot të jetojmë të lirë, andaj edhe duhet të jemi të bashkuar që të jetësojmë amanetin e tyre për shtet të zhvilluar e mirëqenie sociale për të gjithë.
Lavdi dëshmorëve Avdullah Kodra, Xhemë Veliu, Nuhi Geci dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”tha ai