Ja cili shtet goditet nga tërmeti 7.1 ballë, shembet spitali

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi Filipinet në ishullin Luzon sot, të mërkurën, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke shkaktuar rrëshqitje të dheut.

Lëkundjet deri në kryeqytetin Manila, ku u evakuuan ndërtesat e larta.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nuk pati raportime të menjëhershme për vdekje apo lëndime. Energjia elektrike është ndërprerë automatikisht në disa zona të prekura si masë paraprake sigurie.

“Ky është një tërmet i madh. Ne presim pasgoditje të forta,” tha Renato Solidum, drejtor i agjencisë shtetërore të sizmologjisë, i cili shtoi se “fokusi i vëmendjes është në Abra dhe provincat e afërta.”

Epiqendra ishte afër qytetit Lagangilang në provincën Abra. Ajo ka një popullsi prej 250,000 banorësh, e rrethuar nga male të thyer.

“Ne po ndiejmë pasgoditje çdo 15 minuta,” tha zëvendësguvernatori i provincës Abra, Joy Bernos, për një program lajmesh televizive lokale.