Që nga dita e djeshme, Klinika Infektive është bërë me ushtrues detyre të drejtorit. Këtë post do ta mbaj Infektologu Izet Sadiku.
Këtë e ka konfirmuar vet ai, duke thënë se e pret një punë e madhe për këto ditë të pandemisë.
“Prej dje jam emëruar ushtrues detyre i drejtorit në Klinikën Infektive”, ka thënë shkurt Sadiku.
Këtë pozitë deri më tash e kishte mbajtur Sadije Namani.
/RTV-Okarina/