Italia sërish në izolim

 


Italia ashpërson masat në pritje të një vale të re të shkaktuar nga mutacionet e Covid-19.

Nga e hëna shkollat do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë, rajonet që kanë një numër javor të rasteve 250 për 100 mijë banorë do të kalojnë automatikisht në zonë të kuqe.

Qeveria italiane parashikon kufizime të rrepta për të frenuar një valë të re të infeksioneve nga mutacionet e COVID-19 që kanë shqetësuar ekspertët. Nga e hëna 15 mars deri më 6 prill, Rajonet që kanë një numër javor të rasteve mbi 250 për 100 mijë banorë do të kalojnë automatikisht në zonë të kuqe. Ngushtohet gjithashtu dhe zona e verdhë.

Për festat e Pashkëve, nga 3-5 prill masat e parashikuara për zonën e kuqe do të zbatohen në të gjithë vendin.

Do të jetë e mundur vetëm zhvendosja brenda Rajonit në shtëpi private, një herë në ditë, maksimumi 2 persona.

Dyqanet tregtare do të mbyllen vetëm në zonën e kuqe, ndërsa hapur do të jenë vetëm farmacitë dhe ushqimoret, por me masat e zakonshme të sigurisë, distanca, maska.

Aktivitetet në vend në qendrat e fëmijëve të vegjël dhe shkollat e të gjitha niveleve janë pezulluar. Mësimi zhvillohet në distancë. Po ashtu vijon bllokimi i pishinave dhe palestrave si edhe kontaktet apo sportet ekipore.

Në zonat e kuqe restorantet janë të mbyllura, dhe lejohet vetëm dërgimi në shtëpi pa kufizime kohore dhe marrja me vete deri në orën 10:00. Baret deri në orën 6 pasdite.

Ndërsa Kishat do të qëndrojnë të hapura për sa kohë që ato respektojnë protokollet e nënshkruara nga qeveria.