. Ish sulmuesi i Drenices, Baton Zabërgja, ftohet në Kombëtaren e Kosovës

Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja është ftuar nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, për t’u bërë pjesë e skuadrës në grumbullimin e ardhshëm. Kosova do të përballet me Rumaninë më 15 nëntor dhe me Lituaninë më 18 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Këtë ftesë për Zabërgjën e ka konfirmuar zyrtarisht klubi i tij aktual, FC Dinamo, përmes një njoftimi në Facebook. Në postimin e Dinamos thuhej:

“Baton Zabërgja ftohet nga përfaqësuesja e Kosovës. Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, në datat 15 dhe 18 nëntor, përkatësisht kundër Rumanisë dhe Lituanisë. Sulmuesi ynë do të jetë pjesë e listës së përzgjedhur nga trajneri Franco Foda për këto dy ndeshje. FC Dinamo City i uron Baton Zabërgjas shumë suksese me Kosovën në arenën ndërkombëtare!”

Zabërgja ka qenë pjesë e disa klubeve kosovare, si Vushtrria, Drenica dhe Gjilani, përpara se të kalonte në Dinamo City në Shqipëri./OkarinaPress/