Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq dhe ish-presidenti shqiptar, Bamir Topi, janë pritur sot në takim nga kryeministri Albin Kurti.Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimi me institucionet e BE-së.
Ish-presidenti kroat, Mesiq tha se duhet angazhim i shtuar i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar sepse sipas tij Serbia po vazhdon fushatat lobuese për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.“Ish-presidenti kroat, Mesiq, tha se duhet angazhim i shtuar në rrafshin ndërkombëtar, sepse siç tha ai, Serbia po vazhdon fushatat lobuese për çnjohjen e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti tha se është proces që duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve.